Esad pushkar biography of alberta


Pushkar, zbulohet fotoja me
familjen modeste boshnjake

TIRANE- Esad Pushkar, që është bërë, sëbashku me Damir Fazlliçin, një ndër dy boshnjakët më të njohur dhe më të pushtetshëm në Shqipëri, nuk paraqet asgjë që të le të mendosh se ai është me të vërtetë përfaqësues i një firme, që nuk e ka për gjë të ofrojë më se një miliard dollarë për të blerë kompaninë shqiptare të naftës Albpetrol, shkruan sot gazeta print e Shqiptarja.com.

Në një fotografi mes njerëzve të familjes së tij, ai paraqitet si një njeri që banon në mjedise më se të zakonshme, pa luks. Pushkar, sikurse ka sqaruar më parë në faqen në FB, herë del si një model e herë të tjera si një ndërmjetës-sekser i interesave politike e diplomatike.

Me plot këngë dashurie në rrjetin social dhe komente për fotot që i ndryshon herë pas here, ai nuk u jep lexuesve asnjë të dhënë për takimet që kryen si këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Kazakistan, Libi apo Amerikën Latine, për të lobuar në favor të njohjes asë Kosovës në rajone të ndryshme të botës.

Por, sikurse duket edhe nga fotot familjare, ai nuk është biznesmeni ndërkombëtar, për të cilën pretendohet. Ashtu sikurse edhe kompanitë që janë bashkuar në një konsorcium, nga SHBA apo nga Singapori, por pa rezultate që të lenë të kuptosh për kapitale kaq serioze, edhe pamjet, gati të varfëra të Pushkarit, nuk japin të kuptosh se kemi të bëjmë me një biznesmen të madh të rangut ndërkombëtar.
(sg/shqiptarja.com)/Shqiptarja.com

Sondazhi i ditës:23 Janar, 09:41

Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?

  • Të drejtë

    30.8%
  • Të gabuar

    54.8%
  • Nuk e di

    14.4%
Vota total: 146

Votat totale janë unike

Lajme të tjera

  • SHBA/ Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

    24 Janar, 07:17
  • Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

    24 Janar, 07:09
  • Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

    23 Janar, 23:03
  • Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive

    23 Janar, 23:02
  • Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?

    23 Janar, 22:55
  • Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama

    23 Janar, 22:41
  • Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre

    23 Janar, 22:37
  • ‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin  

    23 Janar, 22:36
  • Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD

    23 Janar, 22:25
  • Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)

    23 Janar, 22:11
  • Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King

    23 Janar, 22:02
  • Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet

    23 Janar, 21:54